9 veti që mashkulli ideal duhet ti ketë

Spread the love

Shkencëtarët kanë treguar 9 vetitë të meshkujve që duhet ti kenë.

Bukuria dhe mirësjellja janë në sytë e personave të mirë, dhe veçantia e njerëzimit është ajo që e bënë të kërkojmë për “të duhurin”, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët kanë treguar disa veçori të meshkujve që femrat duhet t’i kenë parasysh dhe të kuptojnë që nëse një mashkull i ka të gjitha këto veçori ai është i duhuri.

Ai është i mençur

Disa nga ne jemi në mënyrë të natyrshme më të zgjuar, një studim i ri nga Shkolla Ekonomike Hanken në Finlandë sugjeroi që një mashkull i mençur ka shumë më pak mundësi të jetë jo i besueshëm.

Bazuar në studime, aq më shumë të jetë i zgjuar mashkulli, ka shumë mundësi të martohet dhe të qëndroj i martuar.

Ju bënë të qesh

Të gjeni dikë që ju bënë të qeshni ka shumë rëndësi. Edhe nëse secili i rrotull sytë nga shakatë pa kripë, por ju filloni të qeshni sepse ju duket interesante, është e gjitha që ka rëndësi.

Ju mbështetë në karrierën tuaj

Studimi gjeti që burrat që kanë bërë grat e tyre të largohen nga puna, ishte sepse ata mendonin që nënat janë ato që duhet ti marrin fëmijët nga puna.

Është shumë me rëndësi që një burrë të ju jap mbështetjen e duhur në aspektin profesional.

Kalon kohë edhe me shoqërinë dhe familjen tënde

Nëse një mashkull nuk kalon kohë vetëm me shokët e tij por është i interesuar që të njohë edhe shoqërinë dhe familjen tënde, ka shumë rëndësi. Sepse shumica e meshkujve takojnë shoqërinë tuaj vetëm për një kafe, por është me rëndësi të fillojë që ti njohë ata.

Është inteligjent emocionalisht

Gjithmonë janë femrat që bisedojnë për emocionet e tyre, dhe me meshkujt nuk jemi mësuar ti shohim duke shprehur ndonjë emocion.

Është me rëndësi në çdo lidhje të ketë një nivel të duhur të shprehjes së emocioneve me inteligjencë.

Ai respekton mendimin tuaj dhe ju dëgjon deri në fund

Nëse një mashkull e shpreh që gjithmonë ai ka të drejtë dhe që ajo çfarë ju mendoni është e gabuar, atëherë kjo nuk është një shenjë e mirë.

Mashkulli i duhur do të jetë në gjendje të ju dëgjojë gjithmonë dhe deri në fund atë që keni për të thënë, dhe do ju jap të drejtë atëherë kur keni të drejtë.

Mundohet që lidhja të funksionojë

Në një lidhje duhet që dy personat të bashkëpunojnë mes vete që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për dy palët. Nëse një mashkull mundohet gjithnjë që të gjejë zgjidhje në mënyrë që lidhja juaj të zgjat së me shumë, atëherë ai është mashkulli i duhur.

Ai feston arritjet e tua

Nëse një mashkull gëzohet po aq sa ju për të gjitha arritjet e tua dhe feston së bashku me ty, atëherë ai ju do me të vërtetë.

Ai tregon vlerën tuaj

Të dini dhe vlerësoni vlerat e njëri-tjetrit ka një rëndësi shumë të madhe. Nëse një mashkull ju vlerëson për atë që jeni dhe e shpreh këtë aspekt, mos e largoni atë nga vetja sepse ai është i duhuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *