A u frikësua Kurti për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë? Kështu përgjigjet Konjufca

Spread the love

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur rreth Lëvizjes Vetëvendosjes dhe pasivitetit të këtij subjekti gjatë kohës së pandemisë, shkruan Gazeta Metro.

I ftuar në ‘Syri TV’, Konjufca është vënë në siklet kur është pyetur se a është frikësuar VV’ja dhe lideri i saj Albin Kurti që të shkoj në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca është përgjigjur se Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikohet asgjëje.

“Kategoria frikë nuk ekziston brenda VV’së”, ka thënë ai.

Tutje Konjufca ka thënë se pandemia e ka dëmtuar shumë VV’në dhe Kurtin, sepse nuk kanë mundur që të ken kontakte me qytetarët.

“Pandemia ka ndikuar shumë, nuk mund ta fshehim si fakt, pasi ka ndryshuar jetën e botës. Pandemia e ka dëmtuar VV-në si parti dhe Albin Kurtin si udhëheqës. Kjo sepse VV e ka ndërtuar autoritetin e vet në kontaktin me njerëzit. Prej muajit mars, Kurti dhe VV nuk e ka pasur mundësinë që të takojë njerëzit. Më shumë jemi të koncentruar në aktivitetet parlamentare, në konferencat për shtyp që bëhen çdo javë, për të reaguar ndaj asaj që po shohim dhe që po ndodh në Kosovë. Ne jemi aktiv në demaskimin e kësaj që po ndodh, por kjo është mënyra tani.”, ka thënë Konjufca./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *