Dhunë në familje në Gjakovë, policia arreston një person

Spread the love

Mbrëmjen e së dielës është arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se ka kryer dhunë në familje.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ishte në gjendje të dehur ndërsa pas arrestimit, është dërguar në mbajtje. Personi i sulmuar ka marrë trajtimin mjekësor.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në komunën e Suharekës, ku raportohet se një grua pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga një person. Rasti i të dyshuarit shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *