Imeri vazhdon kontratën me Servetten

Spread the love

Mesfushori Kastriot Imeri ka vazhduar kontratën me Servetten dhe do të jetë pjesë e ekipit elitar të Zvicrës deri në verën e vitit 2023, kanë njoftuar mediumet e këtij vendi të hënën.

Imeri, që me ekipin e parë të Servettes u bashkua para tre vjetësh, ka deklaruar se ndihet krenar që do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij klubi edhe për një periudhë të gjatë.

20-vjeçari është zhvilluar si lojtar te gjeneratat e reja të Servettes.

“Jam pjesë e këtij klubi prej moshës 14-vjeçare dhe është nder për mua që të vazhdojë zhvillimin tim te Servette”, ka thënë Imeri, që këtë edicion ka pesë paraqitje. Ai luan për përfaqësuesen U-21 të Zvicrës dhe vlerësohet shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *