Vazhdon përplasja: Selimi e “thumbon” Hotin, “çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit”

Spread the love

 

Përplasjen në mes të liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit Avdullah Hoti, rreth shuarjes së Task-Forcës Ani-Korrupsion e ka vazhduar ministri Selim Selimi, i cili e ka thumbuar Hotin, shkruan Gazeta Metro.

Përplasja në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës nuk po i shihet fundi, tani në këtë debat është përfshirë edhe ministri i Drejtësisë nga radhët e AAK’së, Selim Selimi, i cili ka shkruar se kur është në pyetje shteti i së drejtës, ai është për çkapje dhe sundim të ligjit.

“Çkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën!”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Ishte lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ai që kishte kritikuar ashpër kryeministrin Hotin, për shuarjen e Task-Forcës Anti-korrupsion.

Kryeministri i ishte përgjigjur kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt, duke thënë se shuarja e taks forcës anti korrupsion në Policinë e Kosovës nuk e zbeh luftën ndaj korrupsionit dhe se të gjithë policët që kanë qenë në task forcë do të punojnë sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale.

Por, Haradinaj këmbëngulte në bindjen e tije se shuarja e task forcës ka qenë gabim.

Ai kishte shkruar se kundër këtij vendimi dhe një çendrim të tillë e ka edhe shteti aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave duke aluduar në shtetin e Gjermanis.

“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave: Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, kishte shkruar Haradinaj.

Por kryeministri Hoti iu përgjigj duke thënë se politika nuk duhet të përzihet në drejtësi dhe këtë e kanë bërë me vendimet që kanë marrë në këta muaj të qeverisjes.

Hoti kishte shkruar në Facebook, se drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë.

“Kthimi i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve. Kjo qeveri është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor. Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shkruar ai.

Duhet theksuar se këto dy subjekte kanë pasur probleme edhe rreth kandidatit për president. Subjekti politik AAK, ka thënë se lideri i saj, Ramush Haradinaj duhet të jetë presidenti i ardhshëm, ndryshe kanë kërcënuar me largimin nga koalicioni dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Ndërsa, nënkrytari i LDK’së, Lutfi Haziri po thotë se LDK e ka kandidatin e saj, Isa Mustafën./gazetametro.netÇkapja për kapje apo çkapja për sundim të ligjit? Deri në pafundësi për të dytën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *