Avni Bytyqi: Vendimi i Trump na bëri me ushtri, njohja e Kosovës nga Serbia është qëllimi i tij politik

Spread the love

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovë, Avni Bytyqi, ka thënë se vendimi i presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë Kosovën me ushtri.

Bytyqi në Rubikon në Klan Kosova tha se politika e Trump është në shërbim të njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Trump është mirë me Amerikën dhe kjo nuk është parë për gjatë kohë. Politika e Trump është në shërbim të njohjes tonë nga Serbia dhe ai vetë e ka thënë këtë se kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia”.

“Trump qe dy vjet është merr drejtpërdrejt me neve dh ky është realitet, ka dërguar letra dhe ka komunikuar. Trump në mënyrë deklarative ka thënë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ky është qëllimi politik i tij pasi është shprehur dhe angazhuar për këtë”.

“Çka nuk kemi përfituar ne nga zotësia apo afërsia e Trump është faji i Qeverisë tonë nëse nuk e kanë shfrytëzuar këtë”.

“Ushtrinë na e ka bërë presidenti Trump me një vendim”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi mes tjerash theksoi se premtimet e mbajtura e bënë Trumpin president dhe me gjasë do zgjidhet prapë – teksa tha se Trump është edhe arrogant.

“Trump kur ka hyrë në garë ka qenë i jashtëm dhe askush nuk ka besuar që Trump do të fitojë, kanë bërë shaka me të. Mirëpo Trump ka dëgjuar kërkesat e qytetarëve amerikan dhe i ka adresuar sidomos me pjesën e ekonomisë”.

“Është e vërtetë që Trump nuk flet në gjuhën diplomatike, është arrogant dhe shpeshherë duket nënqmues, mirëpo shumica e vendeve Europiane e kanë keqpërdorur forcën politike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i kanë nënçmuar pikat e marrëveshjeve ndërkombëtare që nga Lidhja e Kombeve”.

“Trump nuk është shumë diplomatik, përdorë një metodë jo konvencionale të biznesit, pa shije por Trump atë që ka premtuar e ka mbajt për atë është zgjedhur dhe me gjasë do të zgjidhet prapë”.

“Nëse i shohim premtimet e presidentit Trump e shohim se sa shpejt i ka mbajtur ato edhe gjërat që ka thënë se nuk do i bëjë i ka bërë”, deklaroi Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *