Zyrtari i PDK’së: Kurti sot nuk e mbështeti Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin, por e ka nuhatur rënien e mbështetjes ndaj tij

Spread the love

Zyrtari i PDK’së, Arton Muhaxheri ka thënë se konferenca e sotme e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku ai i kërkoi mbrojtjen e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, erdhi pasi ky i fundit e ka nuhatur rënien e mbështetjes ndaj tij, shkruan Gazeta Metro.

Muhaxheri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se Kurti nuk do ta mbështesë kurrë UÇK’në, pasi e kaluara e tij në raport me luftën çlirimtare është pengesë për të ardhmen e tij politike.

“Ai sot nuk u doli në mbrojtje as Hashimit, as Kadrisë, as Rexhës as Jakupit dhe as UÇK-së se e ndjeu për ta bere atë, ai këtë e beri se e ka nuhatur rënien e mbështetjes qytetare.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Muhaxherit:

Nga “Shko Hashim” deri në mbështetje të tij është një kapërcim i madh që sot e bëri Albin Kurti.

Ai sot nuk u doli në mbrojtje as Hashimit, as Kadrisë, as Rexhës as Jakupit dhe as UÇK-së se e ndjeu për ta bere atë, ai këtë e beri se e ka nuhatur rënien e mbështetjes qytetare.

Albini as dje, as sot dhe as nesër nuk është dhe nuk do të jetë me UÇK-ne sepse e kaluara e tij në raport me luftën çlirimtare është pengesë për të ardhmen e tij politike.

UÇK-ja është pasqyra ku Albini duket keq./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *