Studentë e ish studentë i bashkohën PDK-së në Pejë

Spread the love

Një grup prej njëzet studentësh dhe ish studentë iu kanë bashkuar të hënën degës së PDK-së në Pejë.
Xhavit Haliti, kryetar i degës së PDK-së në Pejë dhe kandidat për deputët në zgjedhjet e 14 shkurtit, bashkë me kandidaten për deputete nga Peja Albina Lleshi i priti në takim të rinjtë që kanë vendosur t’i bashkohen PDK-së. Gjatë bashkëbisedimit me ta, të rinjët u inkurajuan që të angazhohen për PDK-në sepse përmes vizionit të saj për rimëkëmbjen e shtetit të Kosovës, në mënyrë direkte prekë interesat e rinisë, si pjesa më vitale e shoqërisë.
Asetin më të çmuar Partia Demokratike e Kosovës e ka rininë, ka afruar rreth vetit vajzat, djemtë e studentët më të mirë që kanë universitet tona, prandaj edhe në vazhdimësi u ka krijuar hapësirë si pjesë representative e partisë, qoftë në garë për t’u zgjedhjë në listat e partisë, ashtu edhe në pozita vendimëmarrëse, ishin këto fjalë inkurajuesë të Halitit për të rinjtë.
Të rinjtë që iu bashkuan PDK-së, shprehen gatishmërinë që vizionin për rimëkëmbje të shtetit ta përqojnë tek moshatarët e tyre, si vlerë që vetëm Partia Demokratike e Kosovës mund të ofroj për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *