EKSKLUZIVE, zbulohet emri i parë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Spread the love

Anton Quni nga LDK’ja ka deklaruar se do jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën e tij ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK’së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK’së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK’së. Ata që kanë dalë në VV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Komentet e tij vijnë pas kërkesës për dorëheqje të kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës. Quni, deri më tani është kandidati i parë që e ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për këtë post.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *