Efektet e pandemisë, shtohet ankthi dhe depresioni tek të rinjtë

Spread the love

Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara ndihen në gjendje ankthi ose depresioni këto gjashtë muajt e fundit të pandemisë, ndërkohë që më pak njerëz se më parë thonë se morën ndihmën e nevojshme, sipas një studimi të qeverisë amerikane.

Përqindja e të rriturve nën moshën 30 vjeç me simptoma ankthi ose çrregullimi depresiv u rrit ndjeshëm rreth pesë muaj pasi SHBA vendosën bllokime për koronavirusin. Është rritur edhe numri i vdekjeve mes tyre si pasojë e përhapjes së shpejtë të virusit.Midis gushtit 2020 dhe shkurtit 2021, ky numër u rrit nga 36.4% në 41.5%.

Në të njëjtën shkallë u shtua edhe numri i njerëzve që thanë se kishin pasur nevojë, por nuk kishin marrë shërbim këshillues për shëndetin mendor.Nga studimi rezulton se shtimi i simptomave të ankthit ose çrregullimit depresiv të raportuara korrespondon me numrin javor të rasteve me COVID-19.

Gjetjet bazohen në një sondazh të kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Zyra e Regjistrimit të Popullatës, për të vëzhguar ndryshimet në statusin e shëndetit mendor dhe qasjen në kujdesin shëndetësor gjatë pandemisë. Studimi tregon po ashtu se personat me nivel edukimi më të ulët se shkolla e mesme janë më të rrezikuar, megjithëse nuk jepen arsyet.Edhe pse numri i vaksinave që kanë marrë certifikimin është shtuar duke filluar nga fundi i vitit 2020, efektet e pandemisë në shëndetin mendor kanë vazhduar edhe këtë vit. /tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *