Shkoi për t’i riparuar varrezat në fshatin Nobërgjan të Pejës, gjen një kafkë të njeriut

Spread the love

Gjenden mbetje mortore në Nobërgjan të Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke riparuar varrezat në fshatin Nobërgjan të Pejës, ka hasur në një kafkë të njeriut, shkruan Demokracia.com.

Njësiti kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e kafkës, ndërsa punimet janë ndërprerë.

“Fsh. Nobërgjan , Pejë 27.03.2021-14:10Është  raportuar se derisa ka qenë duke riparuar varrezat është hasur në një kafkë  të njeriut. Njësiti kompetent ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e kafkës ndërsa punimet janë ndërprerë.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *