Shpend Ahmeti thumbon Kurtin: Ardhja e vaksinën lajm i mirë, por ceremoninë e pranimit nuk e kuptova

Spread the love

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka cilësuar si një lajm të mirë pranimit e kontingjentit të parë të vaksinave ‘Astra Zeneca’, gjithsej 24 mijë copë, derisa e ka konsideruar si të pakuptimtë ceremoninë e pranimit të tyre.


Ahmeti këto vlerësime i bëri në një postim në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa e ka cilësuar të rëndësishme mbrojtjen e punonjësve shëndetësor.

“Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësor ti mbrojmë. Por nuk e kuptova “ceremoninë” e pranimit të vaksinave!”, shkruan ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të parët që do të marrin vaksinat do të jenë mjekët dhe infermierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *