Ushtarët mjekësor në Bondsteel marrin vaksinat anti-COVID

Spread the love

Ushtarët mjekësor të Ushtrisë Amerikane në Kampin Bondsteel janë vaksinuar sot me vaksinat kundër COVID-19, raporton Zeri.info.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook të Komandës rajonale-lindje të KFOR-it.

“Ushtarët mjekësorë të Ushtrisë Amerikane në Kampin Bondsteel morën sot raundin e parë të vaksinave COVID-19 të Komandës Rajonale-Lindje! Gjatë javëve të ardhshme, personeli mjekësor në Kamp Bondsteel do të jap një vaksinë për çdo ushtar amerikan ose civil të Departamentit të Mbrojtjes në RC-E që dëshiron të marrë një të tillë. Ndërsa marrja e vaksinës nuk është e detyrueshme, udhëheqja e RC-E dhe KFOR-it dhe profesionistët mjekësorë vazhdojnë të theksojnë përfitimet e marrjes së vaksinës tani për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit”, thuhet në njoftim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *