Albin Kurtin e “masakrojnë” komentuesit në Facebook kur foli për masat e reja kundër COVID-19

Spread the love

Kryeministri Albin Kurti sot përpos që mbajti një konferencë për media, bashkë me ministrin e shëndetësisë Arben Vitia, ku prezantuan masat e reja që ka marr qeveria kundër COVID-19, Kurti këtyre masave ua ka kushtuar edhe një status në Facebook.

Në statusin e fundit të kryeministrit Kurti në Facebook, ku foli për masat e marra nga qeveria ndaj situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, Kurti u “masakrua” me komente negative nga qytetarët, shkruan Demokracia.com

“Nuk kam prit kurgjo tjeter prej teje vetem mbyllje tjeter nuk din kur je ne pushtet, kur nuk je thëret ne tubime. Kaq të bën ty për shëndetin e njerëzve (popullit) klm”, shkruan një qytetar.

“Ani qysh përdor shira e shkurtesa thu ti nuk po rren më…! Demagog”, shkruan një tjetër.

“Z.Kurti e ke marr votën, e ke kriju qeverinë qysh ke dasht vet, tash hap rrugën bashkë me kabinetin tond siguro vaksinën e mos gjej arsyetime, në qoftë se deri me 1 qershr nuk i siguron 500 000 doza ather je një dështak sikurse qeveria paraprake”, shkruan një qytetar tjetër në statusin e Kurtit.

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill. /Demokracia.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *