Pas vendimit për mbylljen e vendit, reagon Rukiqi: Nuk pranojmë vendime ‘blanko’

Spread the love

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se këto dy-tri ditë do t’i dërgojnë kërkesat e tyre pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e vendit, nga nesër deri më 18 prill.

Rukiqi thotë se në asnjë rast nuk do të ketë mirëkuptim nëse tentohet që të vazhdohet mbyllja e vendit.

“Brenda këtyre tri-katër ditëve, ne do t’i dërgojmë. Do të shkojmë me kërkesa reale, e kemi të qartë atë që thash, nuk do të ketë në asnjë rast aprovim apo mirëkuptim që e vazhdon mbylljen, kjo është e padiskutueshmen” tha Rukiqi në T7.

Po ashtu, Rukiqi tha se nuk pranojnë vendimet ‘blanko’ sepse e rëndësishmë është që pas datës 18 vendimet të jerë të qarta, të thjeshta dhe të respektushme.

“Nuk pranojmë vendime blanko…Pas datës 18 është me rëndësi që vendimet të jenë të qarta të thjeshta dhe të respektueshme”, tha Rukiqi.

Sipas vendimit të qeverisë të datës 6 prill 2021, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *