Regjimi absolut, qytetarët lakuriq, vaksinat: Ja çka thotë Isa Mustafa për Kurtin

Spread the love

Kryetari i nderit i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë kryesisht me menaxhimin e kontestueshëm të pandemisë nga Qeveria Kurti II – që së fundi mori masa të reja antiCOVID-19 derisa refuzoi vaksinat nga Shqipëria.

Prej sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të ndërmarra nga Qeveria Kurti II megjithëse numri i rasteve ka qenë në rënie prej disa ditësh.

Këto masa janë kontestuar madje edhe nga vetë simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet që udhëhiqet nga Albin Kurti.Por, si i sheh këto masa Isa Mustafa, profesori i ekonomisë dhe ish kryetari i LDK-së?

Ai shprehet se Kosova tashmë ka një regjim absolut që mund të bëj çfarë të dojë, dhe masat e reja i sheh brenda kësaj fryme represive.

“Para këtij regjimi, jam shprehur prore kundër masave të cilat ngujojnë qytetarët dhe e dëmtojnë ekonominë shumë fragjile [të Kosovës]. Masa të tilla shpërfaqin botëkuptimet e atyre që i sjellin [Qeverisë], pikëpamjet e tyre represive të ushtrimit të pushtetit. Ato nuk japin rezultate, në të kundërtën, krijojnë frikë dhe depresion te qytetarët. Kjo nuk na nevojitet. Por, për këtë kemi votuar!” – i tha profesor Mustafa, Periskopit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *