Rrahmani: Ofrova dorëheqjen për t’iu përkushtuar partisë dhe kandidaturës time për Ferizajn

Spread the love

Qazim Rrahmani, ka treguar se pse sot ofroi dorëheqjen si zëvendësministër tek kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

Rrahmani ka thënë se ka dhënë dorëheqje vetëm për t’iu përkushtuar partisë së tij dhe kandidaturës për Ferizajin në zgjedhjet lokale.

“Partia e Ashkalive për Integrim në kuadër të Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesisë kemi marrë vendim në PAI që të zhvillojmë strukturat tona në degë edhe nëndegë. Jemi e vetmja parti e ashkalive që jemi parti parlamentare dhe unë jam sekretar e nga PAI është vendosur që më shumë të fokusohem në parti dhe të përgatitemi për zgjedhjet lokale”.

“Unë në zgjedhjet lokale do të kandidojë për kryetar të Ferizaj dhe për këtë më duhet kohë që të përgatitem për mandatin tim dhe të afrohem me elektoratin. Sot kam ofruar dorëheqjen time dhe për të zënë pozitën time do të kandidojë dikush nga PAI”, tha Rrahmani në Klan Kosova.

Rrahmani thekson se vendimi i tij për të dhënë dorëheqje nuk është aspak politik.

“Nuk ka qenë presion politik por ka qenë vendim i subjektit tim politik. Jam i vetmi person në Kosovë që kam pesë nënshkrimet e kryeministrave të Kosovës. Jam i vetmi që i kam nënshkrimet në disa ministri si zëvendësministër dhe tani partia ime më ka vlerësuar t’i prijë elektoratit dhe strukturave të partisë”.

“Me mund i kemi fituar këto zgjedhje dhe unë me dëshirë kam dashur që t’i shërbejë qeverisë. Mirëpo, partia ime ka vendosur ndryshe sot dhe do të përkushtohem tek strukturat e partisë”, tha Rrahmani.

Rrahmani tutje në studio ka shpalosur dokumentet nga Policia e Kosovës dhe Gjykata se nuk ka të kaluar kriminale dhe nuk ka vepër aktive penale.

“Unë nuk kam asnjë të kaluar kriminale nga Policia e Kosovës, nga Gjykata tregohet se nuk kam vepra penale aktuale dhe këto janë drejtësia dhe fakti që unë nuk jam i dënuar”.

Rrahmani më 1 tetor 2018 ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro. Po ashtu, Rrahmani ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *