Kurti takohet sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Spread the love

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të enjten do të vizitojë selinë e NATO-s.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me Albin Kurti, përcjell Demokracia.com.

“Të enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Kujtojmë se Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Dhe së bashku në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz dhe Besnik Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *