Euronews: Kurti në Bruksel nuk cakton datën e rifillimit të dialogut

Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimet në Bruksel, pa e bërë të ditur një datë të caktuar se kur do të rifillojë dialogu me Serbinë.

Vizita e Kurtit mori vëmendjen e mediave të huaja një ndër to është edhe agjencia e lajme franceze Euronews, e cila ka thënë se Kurti ishte në kryeqytetin belg për dy ditë dhe se ky është udhëtimi i tij të parë ndërkombëtar.

“Kryeministri i Ballkanit nuk arriti të thoshte nëse do të shkonte në takimin e 11 majit, siç kishte pritur Bashkimi Evropian, për të rifilluar bisedimet me Beogradin. Serbia nuk e njeh Kosovën si një vend të pavarur dhe BE-ja po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje midis dy vendeve fqinje”, shkruhet në artikullin e Euronews-it, përcjell Klan Kosova.

Aty më tej thuhet se Kurti kishte deklaruar që ka nevojë për më shumë informacione lidhur me dokumentet dhe marrëveshjet që janë arritur deri tani në kuadër të dialogut me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *