Tani ësht njëri prej reperëve më të paguar, Ledri Vula tregon sa fitoi në koncertin e parë

Spread the love

I ftuar në një emision Ledri Vula ka treguar se pagesa e parë që ai mori si reper ishte vetëm 15 euro.

Dhe kjo ka ndodhur në kohën kur ai dhe Visari sapo kishin formuar grupin “Skillz”, shkruan Demokracia.com.

Ai gjithashtu tregon se pagesa e dytë ishte 50 euro, që për ta në atë kohë nuk ishin pak.

“Ka qenë koha kur unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare. Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha”, ka thënë Vula.

Kujtojmë se tani Ledri është një nga repërët më të suksesshëm në vendin tonë, dhe një ndër më të paguarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *