Vdes një person në Deçan, i njëjti dje kërkoi ndihmë mjekësore me dyshimet për helmim

Spread the love

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë 55-vjeçari Zenel Lokaj nga fshati Prejlep i Komunës së Deçanit. Indeksonline nga burimet e veta mëson se i njëjti dje kishte kërkuar ndihmë mjekësore me dyshimet për helmim.

Vdekjen e tij për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Personi është dërguar fillimisht në QKMF – Deçan, Policia është informuar për një person që nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore, Policia ka shku në atë lokacion bashkë me autoambulancën e më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. Rreth orës 21:00 jemi njoftuar se personi ka ndërru jetë. Këtë e ka konstatu ekipi mjekësor”, tha Rugova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *