E largoi nga puna, gjakovari i shkon shefit me sëpatë në shtëpi

Spread the love

Një burrë nga Gjakova i ka shkuar shefit të tij me sëpatë në shtëpi, meqenëse i njëjti ia ka shkëputur kontratën e punës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 09.08.2021-12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas shkëputje së kontratës së punës ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti në shenjë revolte me një sopat në tërësi i ka thyer tavolinën e punës ku ka qenë duke punuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervenimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *