Kiameti ndryshe nuk është,gjilanasi e bën nënën e tij për spital

Spread the love

Një qytetar nga qyteti i Gjilanit ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Metro.

Sipas policisë, i dyshuari ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e tij, cila ka përfunduar me dhunë.

Nëna e të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE

Gjilan, 09.08.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *