2 mijë e 640 raste aktive me COVID, sot priten të merren masa të reja

Spread the love

Në 2 mijë e 640 raste aktive ka shkuar numri i të prekurve me COVID, kjo pas rritjes së ndjeshme të rasteve ditëve të fundit në vendin tonë.

Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e radhës në ora 10:00 por nuk ka treguar pikat e rendit të ditës, pra nëse do të merret ndonjë vendim për masat e reja.

Megjithatë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë ka paralajmëruar masa për ata qytetarë që nuk marrin vaksinën antiCOVID-19.

“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar. Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”, ka deklaruar ai.

Ndërsa nga Oda e Turizmit dhe Hotelierisë ditë më parë kanë njoftuar se pritet vendimi pritet të merren sot, më 11 gusht.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ditë më parë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marr pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë në qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marr vaksinën anti-COVID, pasi nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja çdo ditë po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi varianti Delta del t[ jetë më i përhapuri në Kosovë.

Deri më sot 170.852qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *