Mjekët alarmohen për rritje të numrit të rasteve me COVID-19, Arben Vitia bën qejf në sheshet e Prishtinës

Spread the love

Mjekët në Kosovë janë alarmuar pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është parë sot duke bërë qejf në sheshin e Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

Ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia, ajo e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar sot se janë konfirmuar 562 raste të reja me COVID-19.

Kjo rritje e madhe e rasteve me koronavirus, i ka shqetësuar tej mase infektologët, pulmologët por edhe mjekët e tjerë.

Mirëpo atij që duket se nuk po i bëjnë përshtypje edhe shumë rritja e rasteve me COVID-19, është Arben Vitia.

Ai sonte është parë duke bërë qejf në shesin e Prishtinës.

Vitia është parë me gruan e tij duke pirë nga një pije.

Më poshtë keni fotografinë e dërguar nga lexues të Gazeta Metro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *