Djaloshi nga një fshati i vogël por me ambicie të mëdha

Spread the love

Daut Muqaj – Numër 16 në listë

* Është i lindur në Pejë në vitin 1993 dhe me vendbanim në Jabllanicë të Madhe, shkollën fillore e kreu në shkollën “Hil Mosi”, pastaj vazhdoi shkollën e mesme ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Studimet i vazhdoi në Universitetin Haxhi Zeka në drejtimin Kontabilitet dhe Financa.

* Diplomoi në vitin 2018 në Master po ashtu në departamentin Kontabilitet dhe Financa ku me sukses kishte mbrojtur edhe disa publikime që janë publikuar në revista shkencore dhe ndërkombëtare. * Ka përfunduar studimet në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, (SCAAK), Ishte aktivist i dalluar dhe i palodhur që në moshë të re duke qenë më vonë kryetari i rinise së nëndegës për dy mandate, tani është kryetar i nëndegës.

* Ambiciet e mëdha nuk e lejuan që të krijoj komoditet në karrierë pasi që vazhdoi duke përfunduar shumë trajnime me sukses në avancimin personal dhe te karrierës. Flet gjuhen angleze rrjedhshëm për të cilën ka përfunduar trajnime të avancuara të gjuhës që më vonë i përdori për tu ngritur në karrierën private si Kontabilist duke punuar për kompani vendore dhe te jashtme duke përdorur aplikacione dhe programe si SPSS, Stata dhe vendore si Pro-Data.

  • Ka marrur pjesë ne disa projekte te ndryshme në aftësimin e komunikimit me publikun. Po ashtu, i dëshmuar në marrëdhënie ndërkombëtare në projekte për te mirën e qytetarëve në komunën e Pejës si dhe dëgjime publike për përmirësimin deklarimeve në Administratën Tatimore të Kosovës.
  • Është dhurues aktiv i gjakut pranë Transfuzionit të Gjakut në Pejë që nga mosha 18 vjeçare.
  • Ka punuar si kontabilist në disa kompani private dhe publike, i vlerësuar lartë nga Auditorët e brendshëm dhe të jashtëm.
    -Punon si Freelancer ne Kontabilitet.
  • Tash e disa muaj vazhdon të tregoj suksese si menaxher pranë Kompanisë Regjionale te Mbeturinave “Ambienti” – Peje.

#PDK177
#Dautmuqaj16
#Bashkëpërpejën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *