Paisjet e BITCON-it vërshojnë veriun: Nuk paguajnë energji elektrike ndërsa faturat e tyre i paguhen nga taksat e shqiptarëve të Kosovës

Spread the love

Paisjet e BITCON-it vërshojnë veriun: Nuk paguajnë energji por qira të shtëpive, hargjimet i faturohen qytetarëve tjerë të Kosovës


Kohëve të fundit kryptovaluta BITCON është duke u rritur.

Kosovarët kohë më parë, kur kjo valutë kishte arritur çmim të lartë, shumë nga ta kishin investuar shuma të mëdha, shkruan Jepi zë.

Në atë kohë shumë persona nga gjithë Kosova kishin ardhur në pjesën veriore të Mitrovicës dhe kishin vendosur paisjet e tyre, që prodhojnë bitcon.

Arsyeja pse këta persona kishin zgjedhur veriun e Mitrovicës, ishte se energjia elektrike nuk paguhet dhe paisjet shpenzojnë shumë energji.

Marrëveshja e “boss-ve” të bitconve me banorët e shtëpive ishte, që të paguhet vetëm qirja e qëndrimit.

Tani kur çmimet janë ngritur përsëri, kjo pjesë ka filluar të mbushet me këso paisje, ndërsa banorët janë ankuar se është shkaktuar ngarkesë e madhe në trafo dhe po u shkaktojnë probleme me energji elektrike, poashtu këto paisje krijojnë edhe zhurumë.

Banorë të kësaj pjesë i kanë thënë Jepi Zë kohë më parë, se rastin do ta paraqesin në Polici të Kosovës pasi po konsiderojnë se po bëhet krimi, e gjithashtu do të organziojnë edhe peticion për largimin e tyre.

Ndryshe shpenzimet e energjisë elektrike në veri të Mitrovicës, i faturohet qytetarëve nga pjesë tjera të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *